Urald King është përforcimi më i ri i KB Pejës. Qendra amerikane është prezantuar të enjten te kampionia e Kosovës.
King tashmë i është bashkuar Pejës dhe me ekipin e ri, pritet të debutojë të shtunën në derbin kundër Sigal Prishtinës.
]King (198 cm), që luan edhe krah-qendër, ka përvojë të madhe në basketbollin evropian.
Ka bërë karrierë në Gjermani, Francë, Austri, Finlandë, Islandë dhe Izrael. Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit nga Austria, Gmunden dhe ka luajtur me një mesatare prej 17 pikëve e 9 kërcimeve për ndeshje.
King do të jetë amerikani i shtatë te Peja, ekip që tashmë në radhët e veta ka edhe lojtarët si Jay Jay Chandler, Aaron Cook, Jacob Calloway, Tervell Beck, Justin Edler e Malcolm Armstead, i cili llogaritet vendor për shkak se posedon pasaportën e Kosovës.
Peja këtë edicion është ekipi i vetëm pa humbje në kampionatin e Kosovës, ku ka regjistruar pesë fitore në po aq ndeshje.
Po ashtu, po paraqitet edhe në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku ka një fitore e një humbje.