Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Publikohet 11-shja më e mirë e “Championsit”

Liverpooli dhe Real Madridi kanë nga katër futbollistë të përfshirë në 11-shen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, që është publikuar një ditë më herët se në rastet e kaluara.

Të dyja skuadrat u takuan në finale në muajin maj në Paris, që u përcoll me shumë incidente jashtë stadiumit kur policia franceze sulmoi tifozët dhe përdori gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Në fushë Real Madridi e fitoi trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve, teksa shënues i golit të vetëm ishte Vinicius Junior.

Skuadra spanjolle pati formë të jashtëzakonshme përgjatë turneut duke bërë rikthime të mëdha ndaj PSG-së, Chelseat dhe Manchester Cityt në fazën nokaut.

UEFA formacionin më të mirë të turneut për edicionin që përfundon, në rastet e kaluara e ka publikuar në ditën e tërheqjes së shortit – që sivjet do të mbahet të enjten më 25 gusht. Megjithatë, ka dhënë detaje të mëdha kur publikoi raportin teknik të mërkurën.

Edhe Goli i Valverdes, më i miri i sezonit në Champions Futboll 1 muaj më parë Goli i Valverdes, më i miri i sezonit në Champions

Thibaut Courtois është emëruar si portieri më i mirë, Vinicius si lojtari më i mirë i ri dhe Karim Benzema – i cili përfundoi si golashënuesi më i mirë me 15 gola – si lojtari më i mirë.

Kësaj treshe UEFA ia ka bashkuar edhe mesfushorin Luka Modriq.

Tre nga katër mbrojtës vijnë nga finalisti, Liverpooli. Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson, si dhe mesfushori Fabinho, janë të skuadrës së Liverpoolit.

Kjo do të thotë se nuk ka vend për Mo Salahn apo Sadio Manen.

11-shja kompletohet nga mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, që më pas iu bashkua Real Madridit, mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili shënoi gjashtë gola, pavarësisht se skuadra e tij u eliminua në 1/8 e finales.

Ky formacion u vendos nga komiteti teknik i UEFA-s, i përbërë nga 23 emra të mëdhenj të futbollit, përfshirë Gareth Southgatein, David Jamesin, Roberto Martinezin dhe Tim Cahillin.

Carlo Ancelotti është emëruar si trajneri më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve.

Edhe UEFA publikon formacionin më të mirë të Championsit Futboll 1 muaj më parë UEFA publikon formacionin më të mirë të Championsit

63-vjeçari e fitoi turneun për herën e katërt, duke e bërë trajnerin më të dekoruar në historinë e futbollit.

“Nuk mund ta besoj”, ka thënë Ancelotti pas finales në muajin maj. “Kemi pasur sezon fantastik. Me të vërtetë kemi bërë ndeshje të mira. Finalja ka qenë ndeshje e vështirë dhe kemi vuajtur shumë, më shumë në pjesën e parë. Mendoj se në fund me meritë e kemi fituar këtë garë. Jemi shumë të lumtur. Çfarë mund të them? Nuk mund të them më shumë. Jam njeri i rekordeve. Kam pasur fat që erdha këtu vitin e kaluar dhe kemi kaluar sezon të përkryer. Klub fantastik, një skuadër shumë e mirë me shumë kualitet dhe karakter të fortë. Sezoni ishte i përkryer. Kemi kaluar nëpër shumë ndeshje të vështira. Tifozët na kanë ndihmuar shumë në ndeshjet e fundit. Na kanë ndihmuar edhe sonte dhe ne jemi shumë të lumtur, njësoj siç janë edhe ata”, ka përfunduar Ancelotti.