Sport

Benzema, Courtois e De Bruyne për lojtar të vitit të UEFA-s

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë të nominuar për ta fituar çmimin e futbollistit të vitit nga UEFA.

Benzema dhe Courtois e fituan Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesi francez u emërua edhe lojtari më i mirë i “Championsit” për sezonin 2021/22.

Courtois u shpall lojtari më i mirë i finales që u zhvillua në Paris.

De Bruyne e fitoi Premier Leaguen me Manchester Cityn, derisa ishte lojtari më i mirë i elitës së futbollit anglez për atë sezon.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti, Juergen Klopp dhe Pep Guardiola janë të nominuar për trajnerin më të mirë të edicionit 2021/22 në konkurrencën e meshkujve.

Tekniku italian e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierë si trajner në sezonin që përfundoi, derisa i mposhti edhe ekipet që drejtohen nga trajneri gjerman e spanjoll.

Real Madridi i Ancelottit e eliminoi Manchester Cityn në gjysmëfinale, ndërsa triumfoi ndaj Liverpoolit në finale.

Ancelotti doli kampion edhe në La Liga për herën e parë në karrierën e tij. U bë trajneri i parë që fiton tituj në top pesë ligat evropiane.

Fituesit do të shpallen në ceremoninë e hedhjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, më 25 gusht.