Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti, trajneri më i mirë

Ashtu si pritej, Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë i edicionit 2021/2022 në Evropë. Ancelotti është shpallur më i miri i vitit, sipas UEFA-s. Zgjedhja e tij është bërë publike në Stamboll, gjatë ceremonisë së shortit për fazën grupore të Championsit.

Ishte Aleksander Çeferin, president i UEFA-s, që shpalli Ancelottin për trajner të vitit.

Ancelotti ka udhëhequr Real Madridin drejt titullit të kampionit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.