Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG kërkon dy lojtarë me vlerë 390 milionë euro për Neymarin

PSG kërkon dy lojtarë nga Barcelona për yllin e skuadrës së tyre, Neymar.

Barcelona është duke provuar ta rikthejë në ekip kapitenin e Brazilit këtë verë.

Në marrëveshje kërkohet edhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann i cili do të transferohet në “Camp Nou”, javën e ardhshme.

PSG përpos Griezmannit kërkon edhe Ousmane Dembelenë.

Vlera e këtyre dy lojtarëve do të jetë rreth 390 milionë euro.

Barcelona i ka ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarët e tyre Philipe Coutinho dhe Ousmane Dembele, mirëpo këtë ofertë Parisi e ka refuzuar.