Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja triumfon ndaj Lensit

Paris Saint-Germainit i ka mjaftuar një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për ta fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të të Ligue 1 të Francës.

Të dielën mbrëma, Parisi triumfoi me rezultatin 1:0 në udhëtim ndaj skuadrës së Lensit. Golin e parë në këtë takim, e shënoi sulmuesi i ri, Bradley Barcola.

Barcola realizoi në minutën e 30-të pas asistimit të Kylian Mbappes. E rezultatin përfundimtar, e vulosi Mbappe në minutën e 89-të pas asistimit të Ousmane Dembeles.

Me këtë fitore, PSG-ja është forcuar në krye të tabelës me 43 pikë, ndërsa Lensi ka mbetur i teti me 26 pikëe të tubuara.

Në fakt, Lensi ka mundur lehtë të shënoj gol ndaj Parisit, por mesfushori Przemyslaw Frankowski dështoi nga penalltia në minutën e gjashtë. Po ashtu, Lensi luajti me një futbollist më pak pasi në fund të pjesës së parë, u përjashtua direkt me karton të kuq, mbrojtësi Jonathan Gardit.