Bradley Barcola ka shënuar dy gola për t’ia siguruar fitoren e radhës Paris Saint-Germainit në Ligue 1 të Francës.
Parisi edhe pse kishte mungesa të rëndësishme si Ousmane Dembele e Desire Doue fitoi 2:0 ndaj Lensit në shtëpi. Ndeshja i takoi xhiros së katërt.
Golin e parë, Barcola, e realizoi në minutën e 15-të. Për 2:0 shënoi në minutën e 51-të.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e parisienëve. Parisi e mban pozitën e parë me 12 pikë.
Për Lensin ishte disfata e parë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.
Lensi ka gjashtë pikë në mesin e tabelës.