Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon vazhdimin e formës së mirë

PSG-ja do të synojë që ta vazhdojë formën tejet të mirë në fillim të kampionatit.

Kampioni i Francës të shtunën nga ora 21:00 zhvillon ndeshjen në udhëtim te Nantesi.

PSG-ja në fillim të kampionatit ka marrë katër fitore e një barazim, me 21 gola të shënuar e katër të pranuar.

Nantesi ka qenë një prej ekipeve që sezonin e kaluar pati formë të mirë, por ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshje këtë edicion.

Megjithatë, ka pësuar vetëm një disfatë deri tani.

PSG-ja e nisi kampanjën me fitore 4:0 ndaj Nantesit në ndeshjen për Superkupë dhe nuk është ndalur më.

Kjo skuadër ka shënuar të paktën tre gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë shkëlqyer, por Neymar e ka pasur fjalën kryesore.

Sulmuesi brazilian ka shënuar në secilën ndeshje të këtij edicioni.

Në ndeshjet e ndërsjella, PSG-ja ka 34 fitore, nëntë disfata dhe nëntë barazime.

Artikuj të ngjashëm