Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja po tenton ta mbajë dyshen Mbappe - Neymar

Paris Saint-Germaini po tenton t’i mbajë në skuadër dy yjet e ekipit Kylian Mbappen dhe Neymarin.

Të dy lojtarët janë lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga kampioni francez në fund të këtij sezoni.

Mirëpo drejtori sportiv i klubit Leonardo ka bërë të ditur se klubi do të provojë të vazhdojë kontratat me dy prej yjeve të skuadrës.

“Shpresoj që ata të jenë të bindur për të rinovuar. Paris Saint-Germain, është vend i mirë për një lojtar të nivelit të lartë, i cili drejtohet nga ambicie të mëdha. Duam të arrijmë marrëveshje me ta”, u shpreh Leonardo.

Neymar dhe Mbappe kanë kontratë me klubin francez deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm