Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nuk lëshon yjet

Paris Saint-Germaini synon të mbaj lojtarët kryesor edhe për sezonin e ri.

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, ka folur për dy yjet e ekipit, Neymar dhe Mbappe, duke siguruar tifozët se do të vazhdojnë të mbeten në klub.

Dyshja është lidhur me një largim nga parisienët.

“Nuk ka asgjë që na thotë se ata do të largohen këtë verë. Ata të dy kanë akoma dy vjet në kontratat e tyre dhe ne po mendojmë se çfarë mund të bëjmë më pas me ta. Ne duam të ecim përpara”, u shpreh Leonardo.

Klubi francez gjithashtu ka njoftuar se trajneri Thomas Tuchel do të vazhdoj punën te PSG-ja.