Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari konfirmon qëndrimin te PSG-ja

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mbetet në skuadër.

Sulmuesi brazilian ka bërë të ditur se nuk e mendon largimin nga kampioni francez.

28-vjeçari ka konfirmuar se dëshiron të mbetet në Francë. “Jam vërtet i lumtur në skuadër. Gjërat kanë ndryshuar shumë. Jam përshtatur dhe jam mirë dua të qëndroj te PSG-ja”, deklaroi Neymar.

Sulmuesi i krahut është lidhur tash e një kohë me një largim nga PSG-ja. Ai ka kontratë me francezët deri në vitin 2022. Këtë sezon në 16 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm