Paris Saint-Germaini po përgatitet për shitjen e Kylian Mbappes te Manchester Unitedi këtë verë, nëse tentimi i sheikut Jassim në blerjen e klubit anglez del të jetë i suksesshëm, ka shkruar “Daily Mirror” të shtunën.
Sipas raportimit të këtij mediumi, Mbappe nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG-në.
Kontrata aktuale e sulmuesit francez skadon pas 12-të muajve.
Kampioni i Ligue 1 dëshiron të sigurohet që Mbappe të mos largohet si futbollist i lirë nga skuadra.
Mbappe shënoi 41 gola dhe pati 10-të asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat në edicionin që përfundoi.