Paris Saint-Germaini është i gatshëm t’i paguajë skuadrës së Napolit 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit Fabian Ruiz, kanë njoftuar mediumet italiane.
PSG-ja po insiston për transferimin e spanjollit që ka shkëlqyer edicionin e shkuar te Napoli.
Ruiz 24-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse para dy vjetësh iu bashkua nga Real Betisi për 30 milionë euro, transmeton KOHA.
Në edicionin 2019/20, Ruiz ishte ndër mesfushorët më të vlerësuar në Serie A.
Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 46 paraqitje për Napolin në të gjitha garat.
Ruiz ka edhe shtatë ndeshje e një gol të shënuar për Spanjën pas debutimit në vitin e shkuar.