Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pas Bonuccit

Paris Saint-Germain dëshiron të përforcohet me një mbrojtës. Mediat franceze kanë raportuar të martën se kampioni i Francës, e dëshiron mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuccin.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo thuhet se do të ketë një takim me menaxherin e lojtarit. Ishte pikërishtë Leonardo, që në vitin 2018 transferoi Bonuccin te Milani nga Juventusi. PSG-ja është e gatshme të dërgoj një ofertë të lartë për mbrojtësin italian. Bonucci ka kontratë me “Zonjën e Vjetër deri në vitin 2024.