Leonardo Bonucci mund të largohet gjatë verës nga Juventusi. Sipas “Tuttosport”, për mbrojtësin italian interesim ka shprehur Barcelona.
Presidenti i klubit katalonjas, Joan Laporta, thuhet se e pëlqen mbrojtësin e Juventusit dhe po synon ta bindë të transferohet në Spanjë.
33-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024. Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë për italianin.
Bonucci këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe dy gola.