Manchester City ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, kanë njoftuar mediumet angleze të mërkurën.
Mësohet se City po insiston në transferimin e Bonuccit gjatë afatit kalimtar të janarit, me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola.
Guardiola e pëlqen shumë Bonuccin dhe është i bindur se me transferimin e tij te City, do të stabilizohej reparti defensiv i ekipit.
Për kartonin e Bonuccit, ekipi nga Premier League është i gatshëm të shpenzojë mbi 30 milionë euro.
Reprezentuesi i Italisë, ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2024.
33-vjeçari, këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.
Artikuj të ngjashëm