Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, ka nisur kontaktet me përfaqësues të Juventusit për mbrojtësin Leonardo Bonucci, meqë Matthijs de Ligt nuk u arrit dhe është afër transferimit te “Zonja e Vjetër”.
Siç raporton portali sportiv “Goal.com”, mbrojtësi i Ajaxit është shumë afër transferimit për 70 milionë euro te Juventusi, dhe nga kjo situatë, PSG-ja shpreson që ta marrë në ekip qendërmbrojtësin italian Bonuccin, transmeton KTV.
Bonucci në edicionin e kaluar luajti në 29 ndeshje, duke dhënë ndihmë të madhe në titullin e tetë rresht të skuadrës së tij në Serie A.
Nga PSG-ja ndërkohë shumë afër është që të zyrtarizohet edhe mesfushori Adrien Rabiot, për kontratë pesëvjeçare, bashkë me veteranin 41-vjeçar Gianluigi Buffon, që pritet të rikthehet te “Bianconerët”, një vit pasi e la klubin italian.