Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Nunezin

Darwin Nunez

Paris Saint-Germaini i është shtuar skuadrave që janë në garë për shërbimet e sulmuesit Darwin Nunez, përcjell “The Athletic” të mërkurën.

Bëhet e ditur se PSG-ja është gati të ofrojë 80 milionë euro për ta transferuar sulmuesin nga Benfica.

Skuadra portugeze tashmë e ka nxjerrë në shitje Nunezin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në të gjitha garat.

22-vjeçari ka shënuar 34 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat për Benfican, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

PSG-ja po e sheh Nunezin si pasardhës të francezit Kylian Mbappe, i cili në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm