Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli ofron 100 milionë euro për Nunezin

Liverpooli është i gatshëm të ofroj 100 milionë euro për Darëin Nunezin, raporton të mërkurën “Daily Mail”. Liverpooli është gati të thyejë rekordin e transferimeve për ta blerë Nunezin për 100 milionë euro.

Nunez shihet si zëvendësues i Sadio Manes që pritet të largohet gjatë kësaj vere. Uruguaiani është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Interesim për 22-vjeçarin kanë shprehur edhe Manchester United dhe Bayern Muencheni.

Sulmuesi me Benfican ka kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa sezonin e fundit shënoi 34 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat. Ai kontribuoi edhe me katër asistime.