Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica konfirmon se Nunezi do t’i bashkohet Liverpoolit

Sulmuesi Darwin Nunez do të jetë pjesë e Liverpoolit prej sezonit të ri. Lajmin se Nunez do t’i bashkohet Liverpoolit, e ka konfirmuar skuadra e Benficas të hënën. Në njoftimin e klubit portugez, bëhet e ditur se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe Nunez se shpejti do të prezantohet te Liverpooli.

Për transferimin e 22-vjeçarit, Liverpooli është pajtuar t’i paguajë Benficas 75 milionë euro, plus 25 milionë euro tjera në formë bonusesh. Nunez gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te Liverpooli, përpara se të firmos kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2028.

Sezonin e fundit, Nunez ka qenë në formë fantastike te Benfica duke shënuar 34 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm