Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli në garë për Nunezin

Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Darwin Nunez, përcjell “The Sun” të martën. Raportohet se Liverpooli tashmë ka nisur kontaktet me Benfican, duke parakaluar të gjitha skuadrat tjera të interesuara për Nunezin.

22-vjeçari do të largohet nga Benfica këtë verë dhe ekipi portugez për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 100 milionë euro. Nunez po pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp që po e sheh si pasardhës të senegalezit Sadio Mane.

Nunez ka pasur një sezon fantastik te Benfica dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha të Evropës. Ai shënoi 34 gola në 41 paraqitje për ekipin portugez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.