Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nunezi arrin marrëveshje personale me Liverpoolin

Darwin Nunez

Liverpooli dhe Darwin Nunezi kanë arritur marrëveshje personale dhe sulmuesi së shpejti pritet ta veshë fanellën e “të kuqve”, ka shkruar mediumi “The Athletic” të enjten.

Liverpooli është në bisedime me Benfican për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar.

Skuadra e Premier Leagues duhet të shpenzojë rreth 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

Trajneri gjerman, Juergen Klopp, është fans i madh i sulmuesit uruguaian, i cili pritet ta zëvendësojë Sadio Manen.

Po të enjten, mediumi tjetër britanik, “The Telegraph”, ka shkruar se Liverpooli mund ta pranojë ofertën e 47 milionë eurove nga Bayern Munichu.