Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi vlerëson se Nunezit i duhet kohë

Jurgen Klopp - Trajner i Liverpoolit

Sipas trajnerit, Jurgen Klopp, Liverpoolit nuk i duhen më lojtarë të rinj në këtë afat kalimtar.

Gjermani është shprehur i lumtur me transferimet që ka bërë klubi. Sipas trajnerit të Liverpoolit, sulmuesit Darwin Nunez, i duhet ende kohë për t’u përshtatur në skuadër.

Shtatlarti shënoi katër gola në ndeshjen miqësore ndaj Crystal Palacet. Në total bëri tri paraqitje në tri miqësore që i zhvilloi ekipi anglez.

Darwin Nunez u transferua nga Benfica për shifër rekorde për klubin anglez - 85 milionë funte, pastaj Calvin Ramsay për 6.5 milionë funte nga Aberdeeni dhe Fabio Carvalho për rreth 6 milionë funte nga Fulhami.

Artikuj të ngjashëm