Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli nuk heq dorë nga Nunezi

Liverpooli nuk heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Benficas, Darwin Nunez, raporton të hënën “The Times”.

Te Liverpooli janë duke parë mundësinë e zëvendësimit të Sadio Manes dhe Mohamed Salahut, të cilët mund të largohen gjatë verës. 22-vjeçari shkëlqeu në kampionatin portugez sezonin 2021/2022. Futbollisti nga Uruguai shënoi 34 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat për klubin portugez.

Ai me Benfican ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.