Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ofron mbi 80 milionë euro për Nunezin

Te Manchester Unitedi po insiston në transferimin e sulmuesit Darwin Nunez gjatë kësaj vere. Për ta bindur Benfican në lirimin e tij, thuhet se Unitedi ka bërë një ofertë të majme për Nunezin, raporton të premten “The Sun”.

Në total Unitedi ka ofruar 81 milionë euro për Nunezin, përfshirë këtu edhe bonuset vetëm për ta mposhtur konkurrencën e fortë nga skuadrat e tjera.

Uruguaiani 22-vjeçar ka kohë që ka bërë të ditur se do të largohet nga Benfica dhe se synimi i tij është transferimi në Premier League.

Trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, po e sheh si përforcim të madh për repartin e sulmit pas paraqitjeve të mira që Nunez i pati te Benfica. Ai shënoi 34 gola në 41 paraqitje dhe ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2025.