Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi favorit për Nunezin

Sulmuesi Darwin Nunez ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Manchester Unitedit. “AS” ka raportuar të martën se Unitedi është favorit për transferimin e uruguaianit nga Benfica, pasi ka bërë ofertën më të mirë.

Thuhet se ekipi anglez ka ofruar rreth 100 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag. Nunez po shkëlqen këtë sezon tek ekipi portugez dhe shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ai ka shënuar 33 gola në 39 paraqitje këtë sezon për Benfican, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Krahas Unitedit, interesim për Nunezin kanë shfaqur edhe Manchester City, Arsenali, Liverpooli, Tottenhami, Bayerni e Borussia Dortmundi.

Artikuj të ngjashëm