Te Benfica janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin Darwin Nunez këtë verë, por me kusht që pranojnë një ofertë prej 80 milionë eurosh për kartonin e tij.
“A Bola” ka raportuar se Benfica tashmë ia ka caktuar çmimin uruguaianit, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës. Nunez këtë edicion ka treguar paraqitje fantastike dhe është njëri prej lojtarëve kryesorë tek ekipi portugez.
22-vjeçari ka shënuar 28 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Benfican ka kontratë deri në vitin 2025.
Interesim për Nunezin tashmë kanë shfaqur Bayerni, Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi, Atletico Madridi, Arsenali e Tottenhami.