Skuadrat nga Serie A, Interi dhe Milani janë futur në garë për sulmuesin Darwin Nunez ka raportuar “A Bola” të premten.
Nunez do të largohet nga Benfica në fund të këtij sezoni dhe ekipi portugez tashmë po kërkon 60 milionë euro për lirimin e tij.
Uruguaiani 22-vjeçar po shkëlqen këtë edicion te Benfica dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë. Ai ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje deri më tani, dhe ka kontratë me Benfican deri në vitin 2025. Nunez iu bashkua Benficas në vitin 2020 nga Almeria për 24 milionë euro, ndërsa po kërkohet edhe nga Tottenhami, Arsenali e West Hami.
Artikuj të ngjashëm