Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë me gjigantët anglezë për Veigan

Paris Saint-Germaini është në garë me klube të mëdha të Anglisë për yllin e Celta Vigos, Gabri Veiga. Për 21-vjeçarin spanjoll interesim kanë shprehur Chelsea, Liverpooli dhe Manchester City.

Por, sipas “The Guardian”, PSG-ja është favorite për transferimin e lojtarit të Shpresave të Spanjës. Veiga luan në pozitën e mesfushorit të qendrës, ndërsa me Celta Vigon ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Ai është produkt i akademisë së klubit spanjoll. Me fanellën e Celta Vigos, Veiga në La Liga ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër herë në 36 ndeshje të edicionit të kaluar. Për U21 të Spanjës ka luajtur pesë ndeshje.

Pritet shpejt të ftohet edhe nga përfaqësuesja A.