Sensacioni i La Ligas, Gabri Veiga, po ndiqet nga disa skuadra të mëdha të Anglisë. 20-vjeçari ka tërhequr interesimin e Arsenalit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Edhe Reali po e sheh si opsion futbollistin e Celta Vigos.
Mesfushori spanjoll me Celta Vigon ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tri herë në 28 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.
Veiga është pjesë e Shpresave të Spanjës, ndërsa konsiderohet kandidat serioz për ta fituar rastin të luajë për Përfaqësuesen A të Spanjës.