Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veiga do t’i bashkohet Napolit

Mesfushori i talentuar nga Spanja, Gabri Veiga do të jetë përforcimi i fundit te skuadra e Napolit në këtë afat kalimtar.

“Marca” ka raportuar të premten se Napoli ka arritur marrëveshje edhe me Celta Vigon për transferimin e 21-vjeçarit.

Veiga ditëve në vazhdim do t’i kryejë kontrollimet mjekësore, përpara se të prezantohet te Napoli dhe të firmos kontratë pesëvjeçare.

Napoli për transferimin e tij do të paguajë 36 milionë euro me bonuse, ndërsa Veiga po shihet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën.

Veiga verën e shkuar u promovua në ekipin e parë të Celta Vigos dhe në edicionin e tij të parë në La Liga pati 11 gola e 4 asistime në 36 ndeshje të luajtura.