Gabri Veiga është në rrugën për t’u kthyer sërish të luajë në Evropë. Interesim së fundi për ish-mesfushorin e Celta Vigos ka shprehur gjiganti anglez, Chelsea. Klubi i Premier Leagues ka bërë ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh.
Interesim për futbollistin e skuadrës saudite, Al-Ahli ka shprehur edhe Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City.
Spanjolli 21-vjeçar ka kontratë me skuadrën saudite deri në verën e vitit 2026. Ai ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 15 ndeshje në elitën e futbollit saudit.
Artikuj të ngjashëm