Paris Saint-Germaini i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Lillet për mbrojtësin e ri, Leny Yoro, shkruan të martën “L’Equipe”.
Mësohet se Parisi ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e 18-vjeçarit gjatë këtij muaji, pasi interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe Real Madridi.
Yoro vlerësohet ndër mbrojtësit më perspektivë në Francë dhe ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025.
Ai në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë dhe këtë edicion ka kontribuar me tri gola në 24 paraqitje në të gjitha garat. Yoro ka edhe katër ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen U21 të Francës.