Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille kërkon 100 milionë euro për Yoron

Leny Yoro dëshiron t’i bashkohet Real Madridit në verë. Por Lille kërkon 100 milionë euro për ta liruar mbrojtësin francez, shkruan “Marca”.

Për Yoron interesim ka shprehur edhe skuadra e Chelseat. 18-vjeçari i talentuar ka treguar paraqitje të mira me Lillen këtë edicion.

Qendërmbrojtësi i Shpresave të Francës me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi shpreson të luajë për ndonjë skuadër të madhe evropiane.

Yoro ka luajtur 35 ndeshje me fanellën e Lillet në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tri gola.