Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferimet: Gallagher e do qëndrimin te Chelsea

Conor Gallagher

Unitedi me ofertë për Yoron

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Lillet për mbrojtësin e ri, Leny Yoro, shkruan të premten BBC.

Mësohet se Unitedi ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e 18-vjeçarit. Për Yoron interesim ka shprehur edhe Real Madridi. Skuadra e Lillet po dëshiron që së paku t’i fitojë 80 milionë euro nga shitja e francezit.

Yoro vlerësohet ndër mbrojtësit më perspektivë në Francë dhe ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025.

Ai në vitin 2022 është promovuar në ekipin e parë dhe në edicionin 2023/2024 ka kontribuar me tri gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Edhe Yoro afër transferimit tek Unitedi Futboll Yoro afër transferimit tek Unitedi

Gallagher dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Mesfushori Conor Gallagher nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Chelseat. Ai ka thënë se është i lumtur te skuadra nga Londra, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

Për 24-vjeçarin interesim të madh kanë shprehur skuadra e Tottenham Hotspurit dhe Aston Villas.

Reprezentuesi anglez me Chelsean ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 50 ndeshje në edicionin 2023/2024.

Ai është zhvilluar te Chelsea, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2022.

Edhe Lille kërkon 100 milionë euro për Yoron Sport Lille kërkon 100 milionë euro për Yoron

Ka luajtur si i huazuar për Charlton Athletic, Swansea,, West Bromwich Albion e Crystal Palace. Për Anglinë nga viti 2021 ka luajtur 11 ndeshje.


Bayer Leverkuseni bën transferimin e parë

Mbrojtësi francez Jeanuel Belocian është përforcimi i parë i Bayer Leverkusenit këtë verë. Të premten skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ka njoftuar se Belocian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Belocian u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kontratës.

Edhe PSG-ja me ofertë për Yoron Sport PSG-ja me ofertë për Yoron

"Sigurisht, ka pasur kontakte me Bayer Leverkusenin për një kohë të gjatë. Është thjesht e pabesueshme për mua të jem në gjendje të bashkohem me fituesit e dy trofeve gjermanë”, u shpreh mbrojtësi.

19-vjeçari te Leverkuseni u transferua nga skuadra franceze Stade Rennais për 15 milionë euro. Belocian si futbollist është zhvilluar te Rennesi.