Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Guerreiron

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë për të transferuar mesfushorin portugez të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro, bën të ditur gazeta gjermane "Bild" të martën.

Mesfushori i majtë ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai te skuadra e Bundesligës gjermane gjendet që nga vera e vitit 2016, kur u transferua nga Lorienti, transmeton Koha Ditore.

Dortmundi ka bërë përpjekje për të vazhduar kontratën me Guerreiron, mirëpo portugezi nuk ka pranuar. Madje edhe rritja e pagës që i është ofruar nuk ka qenë e pranueshme për Guerreiron. Ai po pret kalimin te Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm