Drejtuesit e Borussia Dortmundit po bëjnë të pamundurën për ta bindur portugezin Raphael Guerreiro që të mbetet pjesë e ekipit edhe pas këtij edicioni.
“Bild” ka njoftuar të premten se Dortmundi tashmë i ka ofruar kontratën e re mbrojtësit të krahut të majtë, pasi aktualja i skadon në verë.
Mësohet se 29-vjeçarit i është ofruar kontrata deri në vitin 2026 me një pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh për ta bindur që të mbetet te Dortmundi.
Guerreiro është njëri prej lojtarëve kryesorë te skuadra gjermane këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 14 asistime në të gjitha garat.
Ai është pjesë Dortmundit prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Lorienti. Gjithashtu, ka edhe 63 ndeshje të luajtura dhe katër gola të shënuar për Portugalinë.