Bayern Munichu ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Raphael Guerreiro.
Bavarezët e kanë prezantuar portugezin të premten, i cili me Bayernin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai te Bayerni është transferuar si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Borussia Dortmundin.
29-vjeçari është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Bayernit dhe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar ekipin e ri në arritjen e synimeve.
Guerreiro prej vitit 2016 luan në Gjermani dhe është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar të krahut në Bundesligë.
Edicionin e fundit, ai pati 6 gola e 14 asistime në 36 paraqitje për Dortmundin, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Lorienti e Caeni në Francë.