Bayern Munichu ka fituar garën ndaj Manchester Cityt për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Raphael Guerreiro. “Kicker” ka njoftuar të enjten se Bayerni tashmë ka siguruar shërbimet e portugezit, i cili do të zyrtarizohet te skuadra bavareze gjatë kësaj jave.
Mësohet se Guerreiro me Bayernin do të firmos kontratë deri në vitin 2026 dhe do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Borussia Dortmundin.
29-vjeçari prej vitit 2016 luan në Bundesligë dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar të krahut.
Në edicionin e fundit, ai pati 6 gola e 14 asistime në 36 ndeshje të luajtura për skuadrën e Dortmundit.