Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City insiston për Guerreiron

Manchester City po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut, Raphael Guerreiro ka shkruar të enjten “ESPN”.

Te City po duan ta transferojnë portugezin gjatë afatit kalimtar të janarit me kërkesën e trajnerit Pep Guardiola.

29-vjeçari është mbrojtës i majtë dhe ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në fund të këtij sezoni.

City është gati të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij, duke pasur parasysh se portugezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman.

Guerreiro është pjesë e Dortmundit prej vitit 2019, ndërsa në Kupën e Botës “Katari 2022” pati një gol e dy asistime në katër paraqitje për Portugalinë.

Këtë edicion, ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime në 18 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm