Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola pëlqen Guerreiron

Raphael Guerreiro mund ta vazhdojë karrierën në Premier League të Anglisë.

Interesim për futbollistin e Borussia Dortmundit ka shprehur Manchester City.

Është Pep Guardiola që pëlqen lojën e reprezentuesit të Portugalisë që luan si futbollist i krahut. 28-vjeçar me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Klubi gjerman kërkon të paktën 20 milionë euro për Guerreiron. Për futbollistin e krahut interesim ka shprehur edhe Lepzigu.