Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico siguron Guerreiron

Mbrojtësi i krahut të majtë, Raphael Guerreiro, do të jetë përforcimi i parë i Atletico Madridit për edicionin e ri. “AS” ka raportuar të hënën se futbollisti portugez do të prezantohet tek Atletico gjatë muajit të ardhshëm. 29-vjeçari te skuadra spanjolle do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Dortmundin dhe do të firmosë kontratë trevjeçare me Atleticon.

Guerreiro ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin dhe tek Atletico po shihet si opsion i mirë për mbrojtjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai prej vitit 2016 ka qenë pjesë e ekipit gjerman, ndërsa ka edhe 63 paraqitje e 4 gola të shënuar për Portugalinë.

Në edicionin e fundit portugezi pati 6 gola e 14 asistime në të gjitha garat për Borussia Dortmundin.