Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kontakton Allegrin

Paris Saint-Germaini është në kërkim të një trajneri të ri. Trajneri aktual Maurico Pochettino pritet të largohet nga parisienët në fund të sezonit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sipas “Tuttosport”, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mund të zërë vendin e Mauricio Pochettino te Paris Saint-Germain.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo ka raporte të mira me trajnerin italian dhe mund ta bind ta marr drejtimin e skuadrës.

Allegri ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.