Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe stafin e tij teknik për t’u larguar nga klubi për 10 milionë euro dëmshpërblim.
Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e klubit janë pajtuar të paguajnë shumën e kërkuar nga trajneri argjentinas.
Kontrata e Pochettinos me parisienët skadon në vitin 2023, por argjentinasi do të largohet gjatë kësaj vere.
Krerët e klubit francez nuk kanë qenë të kënaqur me punën e Pochettinos sezonin e shkuar.
Artikuj të ngjashëm