Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mancini joshet nga oferta e PSG-së

Roberto Mancini mund të largohet nga Përfaqësuesja e Italisë gjatë kësaj vere për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

“Il Messaggero” ka shkruar të premten se Mancini ka marrë një ofertë të majme nga ekipi parisien dhe seriozisht po e shqyrton të ardhmen e tij në krye të Italisë. Edhe pse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në vitin 2026, Mancini është joshur nga ideja për të punuar në një klub si Parisi, i cili në sezonin e ri ka synime të mëdha.

Te Parisi ai do ta zëvendësonte Mauricio Pochettinon, i cili pritet të largohet nga klubi edhe pse ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Mancini është përzgjedhës i Italisë prej vitit 2018, kurse si trajner në nivel klubesh ka punuar te Zeniti, Interi, Galatasaray, Manchester City, Lazio e Fiorentina.

Artikuj të ngjashëm