Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd e PSG-ja pas Mancinit

Roberto Mancini pritet të largohet nga Përfaqësuesja e Italisë pas disfatës në ndeshjen e “play-offit” ndaj Maqedonisë së Veriut për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Sipas “Daily Mirror”, për shërbimet e trajnerit italian në garë janë Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.

Të dyja klubet janë në kërkim të një trajneri për edicionin e ri.

Mancini është pjesë e Italisë që nga viti 2018. Gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe skuadra si Interi, Lazio, Manchester City e Galatasaray.