Antonio Conte sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit prej sezonit të ardhshëm. “L’Equipe” ka shkruar të martën se Conte tashmë është në Paris dhe po diskuton marrëveshjen eventuale me drejtuesit e klubit francez.
Thuhet se Conte është favoriti kryesor dhe palët në parim kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare në fund të sezonit aktual. Parisi i ka ofruar Contes kontratë trevjeçare dhe italiani është i gatshëm ta marrë drejtimin e ekipit që është në kërkim të triumfit në Ligën e Kampionëve.
Conte në këtë post do ta zëvendësojë francezin Christoph Galtier, që do të shkarkohet pas dështimit në Champions dhe Kupën e Spanjës. Conte prej muajit mars është i papunë pasi u largua nga Tottenhami, ndërsa në të shkuarën ka udhëhequr Juventusin, Interin e Chelsean.