Athletic Bilbao po synon ta rikthejë në La Liga trajnerin e Paris Saint-Germainit, Maurcio Pochettinon.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e skuadrës spanjolle po e shohin trajnerin argjentinas si ideal për të sjellë suksese në skuadër.
Pochettino pritet të largohet nga parisienët këtë verë, pasi skuadra franceze nuk dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me të.
Pochettino në vitin 2009 ka qenë trajneri i skuadrës së Espanyolit.
Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe Totenhamin.