Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja kalon në gjysmëfinale të Kupës së Francës

Paris Saint-Germaini ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Francës dhe i është bashkuar Lyonit, Rennesit e Valenciennesit.

PSG-ja të mërkurën mbrëma fitoi 3:1 ndaj Nicet.

Kylian Mbappe shënoi gol të bukur pas bashkëveprimit të mirë me Fabian Ruizin në minutën e 14-të.

Ruiz më pas shënoi vet për 2:0 në minutën e 33-të.

Gaetan Laborde e ngushtoi epërsinë në minutën e 37-të, por braziliani Lucas Beraldo, e vendosi rezultatin final të ndeshjes pas një ore lojë.

Në gjysmëfinale, PSG-ja ballafaqohet me Rennesin në fillim të muajit prill.