Paris Saint-Germaini e ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Francës, pas fitores 3:1 ndaj Brestit të mërkurën në mbrëmje. Kylian Mbappe dhe Danilo Pereira në minutën e 34-t dhe të 37-të, shënuan dy golat e parë për parisienët.
Steve Mounie në minutën e 65-të realizoi për ta ngushtuar rezultatin, por gjërat u vështirësuan për mysafirët me përjashtimin e Lilian Brassierit në minutën e 69-të.
Gonçalo Ramos e vendosi rezultatin përfundimtar, me golin e minutës së dytë të kohës shtesë për 3:1